15:18 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ministri Yagcilar pret në takim përfaqësuesit e sindikatave të policisë, doganave dhe të shërbyesve civile

Në kuadër të diskutimeve për Pakon ligjore të reformës së administratës publike, Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar në takime të ndara ka pritur përfaqësuesit e sindikatave të Policisë, kryesuar nga kryetarja Valbona Kamberi, të Doganës, Ali Vitinë dhe të Shërbyesve Civil të kryesuar nga kryetari Mursel Zymberi.

Në këto takime u shpalosën tri projektligje: Projektligji për Administratën Shtetërore, Projektligji për Zyrtarët Publik dhe Projektligji për Pagat.

Ministri Yagcilar tha se do të merren parasysh propozimet dhe sygjerimet nga palët e interesit, sepse këto tri projektligje prekin  çështje shumë të rëndësishme dhe komplekse të funksionimit të shtetit. Ndaj, puna e bërë deri tash nuk ka qenë proces i lehtë, por në këtë drejtim është punuar me përkushtim të madh./Indeksonline/