Ministria blenë 900 euro pisha dekorative (Dokument)
Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht në parkun e saj do të mbjellën pisha dekorative.
E kjo buxhetit të Shtetit do t’i kushtoj plotë 900 euro, transmeton Indeksonline.
Të paktën kështu thuhet në një tender të publikuar nga Agjencia qendrore Prokurimit ku bëhet e ditur se tashmë është nënshkruar kontrata me një operator ekonomik.
Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 980 euro, mirëpo vlera më të cilën është nënshkruar ajo është 900 euro.
Në përshkrimin e kontratës nuk jepen detaje se sa pisha dekorative.
“Furnizim dhe mbjellje e pishave dekorative në parkun e MSH-së”, kështu thuhet në të.
Për këtë tender kanë aplikuar dy operator ekonomik, mirëpo NTP ‘Las Pallmas’ nga Graçanica është operatori me të cilën është nënshkruar kontrata./Indeksonline/