75 Mall Live Search
09:42 / E Hënë, 01 Qershor 2026 / P M

Ministria e Financave shpall ankandin, emetohen obligacione në vlerë prej 20 milionë eurosh

Ministria e Financave njofton se më 8 qershor 2026 do të mbahet ankandi i tretë për vitin 2026. Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 3-vjeçar në shumën prej 20.00 milionë eurosh.

Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me ligjin për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.