18:43 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ministria e Infrastrukturës përkrahë Anamoravën me 15 milionë euro

Ministria e Infrastrukturës, përkatësisht ministri Pal Lekaj, gjatë ditës së sotme ka vizituar tri komunat e Anamoravës, të cilat i ka mbështetur me 15 milion euro në formë të memorandumeve, shkruan Indeksonline.

Sipas Lekajt, kjo është vetëm pikënisje për rajonin që po bëhet edhe me një autostradë.

Ky është postimi i plotë i Lekajt:

Në Gjilan, Kamenicë e Viti

Me bashkëpunëtorë dërguam lajme të mira në Anamoravë për mbështetje të projektve infrastrukturore. Anamoravës dhe Karadakut sot në formë të memorandumeve ia zotuam rreth 15 milion euro. E gjithë kjo vetëm si një pikënisje për këtë rajon i cili po bëhet edhe me një tjetër autostradë.

Ditët në vijim do të jemi bashkë në materializimin e këtyre projekteve.