22:48 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vdes hoxha i moshuar i Anamoravës, Haziri fjalë të mëdha për të (Foto)

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë hoxha më i moshuar i Anamoravës, mulla Rifat Haliti.

Haziri ka theksuar se Haliti do të përkujtohet si njeriu i cili për dekada punoi parreshtun për fe e atdhe, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Na la hoxha më i moshuar i Anamoravës, mulla Rifat Haliti. Do ta kujtojmë përjetë njeriun i cili për disa dekada punoi parreshtun për fe e atdhe. Do te na mungojnë mësimet e këshillat prej njeriu të urtë e patriot. Ngushellime familjes, Këshillit të Bashkësisë Islame, xhematit dhe të gjithë atyre qe ë njohën. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të! (Foto: Muhamed Sadriu)