00:10 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ministria e Mbrojtjes blenë tavolina, karriga e shtretër, ja sa i kushtoi tenderi

Ministria e Mbrojtjes ditë më parë ka arritur të kurorëzojë tenderin e radhës.

Furnizimi me tavolina, karriga dhe shtretër nuk është se i ka kushtuar edhe pak këtij dikasteri qeveritar.

Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës thotë: AK i MM, ka për qellim qe të lidhe një kontratë për furnizim me një OE, qe do të ketë kapacitet të kryej Furnizim me pajisje fushore e ndare ne dy pjese Pjesa 1 Funizim me tavolina, karrriga, dhe shtretër fushorë Pjesa 2 Furnizim me thaasë fushorë sipas specifikimti teknik te kerkuar dhe TeR te percaktaur ne dosjen e tenderit dhe ne njoftimin per kontrate. Furnizimet do te bëhen sipas përshkrimeve teknike dhe sasive të dhëna ne DT , me qellim të ngritjes se operacionalitetit dhe efikasitetit ne kryerjen e detyrave sipas misionit të MM-së.

Në kontratën e publikuar nga prokurimi bëhet e ditur se vlera e parashikuar e kontratëss ka qenë 286.000,00 euro, porse e njëjta është arritur të finalizohet për 115.000,00 euro.

Tenderi në fjalë u është dhënë operatorëve ekonomik “BE NEW L.L.C.; N.T.SH. LENTI”.

Tutje, kohëzgjatja e marrëveshjes kornizë është bërë për  24 muaj. /Indeksonline/