10:52 / E Martë, 11 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ministria e Punëve të Brendshme pranon 100 mijë maska nga kompania “Sezin” nga Turqia

Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë ditës së sotme ka pranuar donacion nga kompania “Sezin” nga Turqia me ndihmën e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Kosovë, transmeton IndeksOnline.

Nga ky donacion janë dhuruar  100 mijë maska dhe pajisje tjera mbrojtëse.

Donacionin e ka pranuar  zëvendësministri Yallderai Bajrami.

Ai deklaroi se ndihmesa vjen nga kompania “Sezin” e cila është e njw shqiptari i cili e ka prejardhjen nga Prishtina, duke theksuar kështu ndihmesën që gjithherë diaspora shqiptare i jep Kosovës.

Ai ka thënë se nga ky donacion do të përfitojnë dy ministri dhe disa agjenci.

“Mërgata jonë edhe njëherë tregoj se nuk e harroj vendin tonë. Mërgata jonë ka qenë një urë lidhëse dhe kanë luajtur një rol konstruktiv në vazhdimësi. Donacioni që po pranojmë sot do  t’i shërbej Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Shëndetësisë dhe agjencive të ndërlidhura  për kryerjen  e punëve të përditshme sa më të mirë”, tha ai.

Tutje Bajrami tha se lufta ndaj Covid-19 do të jetë e vazhdueshme dhe se institucionet e Kosovës mirëpresin çdo herë donacione.