23:16 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ministria e Punëve të Jashtme merr pamje tjetër, në nder të Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian

Gjermania do të kryesojë Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Padyshim se lajmin për kryesimin e KE-së nga Gjermania mjaftë mirë e kanë pritur edhe kosovarët.

Madje sonte në nder të Gjermanisë, ka ndryshuar edhe pamja e objektit të ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ministrja që drejton këto ministri, Meliza Haradinaj-Stublla ka publikuar një fotografi ku shihet flamuri i Gjermanisë dhe ai i Bashkimit Evropian, në objektin e ministrisë.

Gjermania gjithmonë do të mbetet një vend-mik i pazëvendësueshëm për Kosovën./Indeksonline/