21:10 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / Blerim

Ministria e Shëndetësisë merr masa, nxjerrë Inspektoriatin në aksion, kap barna në të zezën në disa barnatore

Ministria e Shëndetësisë në krye me Armend Zemajn, vazhdimisht ka marrë masa kundër atyre të cilët thyejnë rregullat dhe nuk zbatojnë ligjet.

Së fundmi, ky institucion me urdhër të ministrit ka nxjerrë Inspektoriatin në aksion, ku cak kësaj radhe kanë qenë barnatoret.

IndeksOnline, mëson se gjatë kësaj kontrolle janë kapur barna të cilat kanë qenë paautorizuara në tregun e Kosovës, e ndaj të njëjtave ka pasur edhe masa ndëshkuese, teksa produktet janë konfiskuar.

Një nga barnatoret është ajo “Herba Pharm” në Obiliq, në të cilën gjatë inspektimit u hasën produkte medicinale pa banderolë.

Po në Obiliq, pa banderola u gjetën edhe disa barna në barnatorën “Reis Pharm M”. Përveç që u konfiskuan të njëjtat produkte, pati edhe masa ndëshkuese.

Njësoj ndodhi edhe me barnatorën “Index Pharm1” në qytetin e Pejës. Ku në të njëjtën gjatë kontrollit u gjetën banderola të produktit medicinal Sodim Chloride, gjithsej 11 copë.

Ndërsa prezent gjatë inspektimit ishte edhe farmacisti përgjegjës dhe pronari i barnatorës, ndërsa në asistencë ishin zyrtarët e Doganës së Kosovës, Njësiti Antikontrabandë. E, për të gjeturat do të përpilohet raporti i inspektimit dhe vendimi me gjobë./IndeksOnline/