21:16 / E Diele, 19 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se 13 mijë njerëz janë vrarë deri më tani

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se 13,000 njerëz janë vrarë tani në enklavën palestineze që nga fillimi i luftës me Izraelin, ka raportuar BBC.

Izraeli filloi një fushatë hakmarrëse në Gaza pasi pjesëtarët e Hamasit kaluan kufirin në Izrael më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë peng më shumë se 200 njerëz.

Konflikti po vazhdon edhe më tutje në këtë pjesë të Lindjes së Mesme