12:26 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ministria e Shëndetësisë ua rezervon 48 vende në konkurs specializantëve nga Lugina e Preshevës

Dje është publikuar konkursi për specializantë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Në mesin e tyre janë edhe 48 vende të rezervuara për mjekët nga Lugina e Preshevës.

Këtë e ka bërë të ditur Kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar, Ragmi Mustafa.

Mjekët të cilët do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë këtë të drejtë duhet të jenë në profile të caktuara.

“Vende të rezervuara për Luginën e Preshevës ( Mjekë që punojne dhe veprojne në Luginë) sipas këtyre profileve: 3 Gjinekologji me Obstetrike, 1 Pediatri, 1 Kardiologji, 1 Pulmologji, 1 Gastroenterologji dhe 1 Mjekesi familjare (me page nga MSH), ndërsa vende me vetëfinancim janë: 1 Otorinolaringologji, 2 Endokrinologji, 1 Radiologji, 1 Dermatovenerologji, 11 Kirurgji Orale, 2 Paradontologji dhe mjekësi Orale, 1 Sëmundje të dhëmbit me endodoncion, 13 Ortodonci dhe 8 Protetikë Stomatologjike”, ka shkruar Mustafa.