16:21 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ministrja Bajrami priti në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Shitësve me Pakicë

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami priti në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Shitësve me Pakicë të kryesuar nga drejtoresha Yllka Metaj Shaqiri me bashkëpunëtorë. Temë e diskutimit ishin vështirësitë e sektorit privat në Kosovë për shkak të pandemisë COVID-19 dhe planet e qeverisë për rimëkëmbje ekonomike.

Në takim, palët shkëmbyen pikëpamjet e tyre sa i përket situatës ekonomike dhe u pajtuan që të vazhdojnë bashkëbisedimin për tema që kontribuojnë në përmirësimin e punës së bizneseve dhe rritjes ekonomike të vendit.