11:33 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë në FSK

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha dhe ministrja e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Radmila Shekerinska-Jankovska po mbajnë një konferencë për media, pas vizitës së kësaj të fundit në FSK.

Shekerinska-Jankovska është pritur me një ceremoni ushtarake, pastaj ka vazhduar me takimin e ministrave, takimin i përbashkët dypalësh në mes dy delegacioneve dhe tanimë konferenca.

Shekerinska-Jankovska do të pritet edhe nga kryeministri, Ramush Haradinaj.