18:49 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ministrja e re e Punëve të Jashtme, njoftohet me stafin

Meliza Haradinaj është ministrja e re e Punëve të Jashtme.

Sot Haradinaj ka pranuar zyrtarisht detyrën duke u takuar më pas edhe me stafin civil në Ministri.

Në një status në Facebook Meliza tha se vullneti i mirë dhe dëshira e madhe për punë pashmangshëm do të sjellë suksese të përbashkëta.

Më poshtë statusi dhe fotografitë nga takimi me stafin:

Nga sot edhe zyrtarisht pranova detyrën si Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Njëkohësisht takova gjithë stafin civil në objektin e Ministrisë, duke i falënderuar për punën dhe duke premtuar bashkëpunim. Me pjesën tjetër të stafit të ish-Ministrisë së Diasporës, që aktualisht janë në objekt tjetër fizik, do të takohemi bashkë javën që vjen.

Vullneti i mirë dhe dëshira e madhe për punë pashmangshëm do të sjellë suksese të përbashkëta.

Na priftë e mbara!