11:19 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ministrja e Serbisë: Kemi dërguar dëshmi shtesë në Speciale, shqiptarët do duhej të frikësoheshin

Ministrja e Drejtësisë në Serbi, Nela Kuburovic ka thënë se shqiptarët duhet të shqetësohen më shumë për Gjykatën Speciale dhe për raportin e Dick Martyt.

Ajo për gazetën serbe ‘Novosti’ ka bërë të ditur se Serbia ka dërguar dokumente shtesë Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

 “…Unë mendoj se shqiptarët duhet të jenë më të shqetësuar për Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe raportin e Dick Martyt. Në muajt e fundit, prokurori i ri ka kërkuar dokumente nga Beogradi, që u janë përcjellë përmes një delegacioni të BE-së. Një numër i madh dëshmitarësh janë duke pritur për të dhënë dëshmi dhe prova që i duhen Speciales”, ka deklaruar ajo.

Sa i përket mundësisë së ngritjes së aktakuzave për liderët e lartë si Thaçi, Haradinaj e Veseli, ajo nuk beson se Specialja do të ngritë aktakuza të këtij niveli.

“Nëse marrim parasysh procedurat e Zyrës së Prokurorit, unë nuk besoj se Prokuroria Speciale mund të ngre aktakuza të tilla, kundër personave të rangut të lartë. Nëse do të kishte një vullnet, kjo do të kishte ndodhur”, ka deklaruar ministrja serbe./Indeksonline/