22:02 / E Shtunë, 18 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ministrja Haradinaj kërkon sqarim nga Komisioni Evropian

Pogaçja tradicionale serbe ra fort në sy gjatë takimit të presidenti serb Aleksandar Vuçiq pati me komisionarin evropian për zgjerim, Oliver Varhelyi në Bruksel.

Më shumë se ushqimi, vëmendjen e morri libri që ndodhet në ambasadën e Serbisë në kryeqytetin e Evropës, ku është i gdhendur emri Kosovo dhe Metohija, e që nuk u hoq as në praninë e evropianit.

Ky gjest është i papranueshëm edhe për kosovarët. Një ditë pas këtij takimi, ministrja e punëve të jashtme dhe diasporës Meliza Haradinaj i ka nisur menjëherë një notë verbale Komisionit Evropian për të shpjeguar domethënien e këtij emërtimi.