75 Mall Live Search
13:30 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Ministrja Hoxha emërohet koordinatore kombëtare për IPA

Në kabinetin qeveritar është aprovuar propozimi që Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha të emërohet Koordinatore kombëtare për IPA dhe donacione të tjera.

Ministria e Integrimit Evropian, përmes një kumtese, ka vlerësuar se me këtë vendim është fuqizuar përkushtimi ndaj strukturimit të fondeve të ardhura nga vendet tjera si asistencë për Kosovën.

“Ministrja e Integrimit, në cilësinë e Koordinatores Nacionale, do të angazhohet për koordinimin e prioriteteve dhe politikave të Qeverisë dhe donacioneve të marra si asistencë për Kosovën. Është përkushtim i Ministres Hoxha që si Koordinatore Nacionale të ndihmoj në sinkronizimin e asistencës së donatorëve dhe prioriteteve të Qeverisë, në mënyrë që përfituesit kryesor të jenë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mirëqenia e tyre”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Temat: