75 Mall Live Search
08:11 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Miqësore në Amerikë: Kroacia mposht Meksikën (Video)

Kombëtarja e Kroacisë ka zhvilluar ndeshjen e fundit miqësore para Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.

“The Blazers” fituan me rezultat minimal 1 me 0 kundër Kombëtares së Meksikës, shkruan IndeksOnline.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin amerikan “At/T Stadium”, golin e vetëm e shënoi lojtari i Barcelonës, Ivan Rakitic nga pika e bardhë e penalltisë.

Kjo ishte miqësorja e dytë e Kroacisë gjatë muajit mars, më datën 24 të këtij muaji u mposht 2 me 0 nga Peruja./IndeksOnline/