Miqësorja Amerika – Brazili, Rodrygo dhe Pulisiqi shënojnë nga një gol

Kombëtarja e Amerikës dhe ajo e Brazilit kanë zhvilluar një miqësore para ndeshjeve të Copa America.
Rezultati i takimit ishte 1:1, ku dy shtetet patën rastet e mira për të shënuar golat e dytë, por s’ia dolën mbanë, shkruan Indeksonline
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo në minutën e 17’të.
Vetëm pas 9 minutave lojë, Christian Pulisic barazoi shifrat në 1:1.
Kujtojmë që Amerika ndeshjen e parë në Copa America e zhvillon më 24 qershor, ku në grup është së bashku me Uruguain, Panamanë dhe Bolivinë.
Kurse, Brazili është në grupin e vdekjes me Kosta Rikën, Kolumbinë dhe Paraguain./Indeksonline/