Miratohet kërkesa e Boreas për t’u inkuadruar në Superligë
Klubi pejan, Borea do të bëjë gara në Superligën e Kosovës në basketboll në sezonin, 2018/19.
Boreas i është miratuar kërkesa nga Federata e Basketbollit të Kosovës dhe klubi pejan tashmë është në elitë.
Që nga themelimi, Borea ka shënuar suksese të theksuara, duke e fituar titullin e kampionit në Ligën e Parë, me bilanc të 100%-të.
Borea shquhet për organizim perfekt të brendshëm, lojtarë me përvojë në basketboll dhe trajnerë me përvojë, transmeton IndeksOnline.
Gjithashtu, BOrea ka edhe shkollën e gjeneratave të reja, ku më shumë se 150 fëmijë stërviten.
Përndryshe, Borea garon në FBK me 7 gjenerata: KB Borea Senior / KB Borea U-20 / KB Borea U-18 / KB Borea U-16 / KB Borea U-16 – vajzat / KB BOREA U-14 / KB BOREA U-12./IndeksOnline/