Në ”Sezai Surroi”, sonte Prizreni pret Trepçën
Sot dhe nesër do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 14-t në Superligën e Kosovës në basketboll.
Sonte me fillim nga ora 19:00 në palestrën e sporteve “Sezai Surroi” në Prizren do të zhvillohet ndeshja më interesante e kësaj xhiroje, ku Prizreni e pret Trepçën.
Trepça zë vendin e katërt në renditjen tabelare, ku në 12 ndeshje ka regjistruar bilanc prej 6 fitore e 6 humbje, transmeton IndeksOnline.

Derisa Prizreni zë pozitën e gjashtë, me një ndeshje më pak të zhvilluar dhe me bilanc prej 4 fitore e 7 humbje.
Ndërkaq, sonte do të luhet edhe një tjetër ndeshje, në Suharekë ndërmjet Yllit dhe Lipjanit duke filluar nga ora 19:00, kurse të enjten në program është dueli në mes Bashkimit dhe Boreas, që do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në Prizren.
Duhet theksuar se ndeshja në mes Rahovecit dhe Prishtinës do të luhet më 17 dhjetor në ora 19:00 në kryeqytet./IndeksOnline/