22:43 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Bashkimi dominant, fiton bindshëm ndaj Boreas

Sonte, në Prizren, Bashkimi ka regjistruar fitore bindëse kundër Boreas.

Skuadra prizrenase, kështu, regjistroi fitoren e shtatë të këtij sezoni, duke e mposhtur Borean me rezultat, 116-61.

Bashkimi, ishte dukshëm skuadër më e mirë sonte, teksa vetëm në çerekun e parë, e fituan me rezultat, 31-9, transmeton IndeksOnline.

No automatic alt text available.

Në këtë ndeshje, Jordan Capps ishte më i dalluari, duke shënuar plotë 41 pikë.

Kurse, te Borea më të mirë ishin Patrick Wrencher dhe Albin Berisha, me nga 23 pikë.

Pas këtij dueli, Bashkimi mbetet në vendin e katërt me 20 pikë, ndërsa Borea në vendin e shtatë me 16 pikë./IndeksOnline/

Temat: