17:47 / E Mërkurë, 13 Mars 2024 / S Z

Miratohet projektligji për mundësinë e ndalimit të TikTok-ut në SHBA

Gjatë ditës së mërkurë është votuar për miratimin e legjislacionit që mund të ndalojë TikTok në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi republikanët dhe demokratët njësoj japin alarmin që aplikacioni i njohur për ndarjen e videove, në pronësi të një njësie me bazë në Kinë është një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Ky lajm bëhet i ditur nga NBC News.

Dhoma votoi me modë dypartiake, për të miratuar një projektligj që mund të çojë në një ndalim mbarëkombëtar kundër TikTok , një sfidë e madhe për një nga aplikacionet më të njohura të mediave sociale në botë.

Projektligji do të ndalonte TikTok nga dyqanet e aplikacioneve në SHBA, përveç nëse platforma e mediave sociale –e përdorur nga afërsisht 170 milionë amerikanë  shkëputet nga kompania e saj mëmë kineze, ByteDance.

Nuk është ende e qartë se cila do të jetë e ardhmja e projektligjit në Senat. Votimi i Dhomës së Përfaqësuesve ishte 352 kundër 65, me 50 demokratë dhe 15 republikanë që votuan në opozitë.