13:28 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Miratohet rezoluta për Serbinë, normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën vendimtar për përparim

Parlamenti Evropian, me shumicë votash miratoi rezolutën mbi Serbinë, e cila identifikon përparimin e vendit në rrugën drejt pranimit në BE. Kundër votuan 85 deputetë, ndërsa 47 abstenuan.

Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën përsëri identifikohet si vendimtar për përparimin e mëtejshëm të Serbisë, transmeton Indeksonline.

Në këtë rezolutë theksohen marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën, ku kërkohet zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura përmes dialogut.

Po ashtu, Serbia insiston në formimin e komunave me shumicë serbe.

Një pjesë e rezolutës i referohet normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, përmes një marrëveshje ligjërisht të obligueshme.

Rezoluta thekson nevojën për të forcuar reformat, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. /Indeksonline/