11:55 / E Enjte, 03 Qershor 2021 / OSH

Mirë e lirë, hapet kuzhina moderne në Fushë Kosovë

Fushë Kosova është bërë me një kuzhinë moderne. “7 Vëllëzërit” është emri i kuzhinës së hapur në lagjen Dardania.

Ushqime të ndryshme, të mira e të lira, por tejet kualitative mund të shijoni në këtë kuzhinë të hapur së fundi në Fushë Kosovë.

Afro 30 lloje të ushqimeve mund të shijoni tek “7 Vëllëzërit”.

E veçanta e kuzhinës është mundësia e porositjes edhe për ahengje të ndryshme familjare e shoqërore.

Lokali ka plot 430 metra katrorë ndërsa ndodhet në rrugën “28 nëntori”.

“7 Vëllezërit: ndodhet afër ambulantes së re, ndërsa një pikë tjetër e ka edhe në qytetin e Lipjanit.