22:39 / E Shtunë, 27 Shkurt 2021 / G. T.

Mirë po bëhet në Serie A! Juventusi lëshon pikë

Skuadra e Juventusit ka lëshuar pikë në xhiron e 24-të në Serie A.

Kampioni aktual barazoi 1 me 1 ndaj Hellas Veronas, shkruan IndeksOnline.

Dy golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë. Ishte Cristiano Ronaldo me golin e tij të 19-të këtë sezon që kaloi Juve-n në epërsi.

Por, në minutën e 77’të rezultatin e ndeshjes e vulosi, Barak – ku barazoi shifrat në 1 me 1.

Këtij barazimi i gëzohet Interi dhe Milani, që mbetën dy skuadrat favorite për ‘Scudetton’ e këtij sezoni.

Juve mbetët në pozitën e 3-të me 46 pikë, shtatë pikë më pak se lideri, Inter [53]. Kurse, Hellas Verona barazon pikët me vendin e 8-të [Sassuolo] me nga 35./IndeksOnline/