20:23 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / OSH

Mirlind Daku po prinë me gola, Ermal Krasniqi me asistime – dyshja e Ballkanit në “flakë”

Mirlind Daku këtë sezon ka qenë larg lojtari më i dalluar. Sulmuesi i Ballkanit ka “shpërthyer” me gola, duke shënuar 17 pas 11 ndeshjeve.

Por, tek Ballkani nuk është veç Daku që ka shpërthyer këtë sezon, transmeton Indeksonline.

 Ermal Krasniqi është një tjetër lojtar që po tregon formë të lartë këtë sezon. Pas 11 ndeshjeve, ai ka shënuar 4 gola dhe ka 4 asistime.

Krasniqi është asistuesi më i mirë në Superligën e Kosovës. Sezonin e kaluar, Ermal Krasniqi dhe Mirlind Daku kishin shënuar nga 4 gola. /Indeksonline/