23:52 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mirlind Daku shkëlqen në Kroaci, shënon në fitoren e Osijek

Mirlind Daku ka vazhduar të shkëlqejë në futbollin kroat, konkretisht te Osijek.

Sulmuesi i talentuar kosovar u largua nga Llapi në verën që lamë pas duke u transferuar në Kroaci te Osijeku.

Aktualisht, Daku aktivizohet te skuadra B e Osijekut, transmeton IndeksOnline.

Së fundmi, Mirlindi shënoi gol në fitoren, 2-0 ndaj Zadar.

Goli i Dakut erdhi në minutën e 93-të të ndeshjes.

Aktualisht, Osijekt 2 renditent në vendin e tretë në renditjen tabelare të divizionit përkatës në Kroaci./IndeksOnline/

Image may contain: 1 person, sky and outdoor