23:40 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / C E

Mirlind Daku mbetet te Ballkani!


Mirlind Daku do të jetë futbollist i Ballkanit edhe për një vit.


Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi suharekas përmes një postimi në profilin e tyre zyrtar në “Facebook”, shkruan IndeksOnline


Klubi njofton se pas shumë negociatave me skuadrën e NK Osjek, Daku do të qëndrojë edhe për një vit si formë huazimi nën urdhërat e Munishit.

Postimi i plotë i Ballkanit pa ndërhyrje nga redaksia:

“Të dashur tifoz

Kemi knaqësinë të ju informojmë se pas shumë negociatave me NK Osjek, kemi arritur të sigurojmë shërbimet e shtatëlartit Mirlind Daku në formë huazimi edhe për një vit

Duke i’u referuar thënjes së pas dukurive cilësore ngritet shumë pluhur, ashtu ndodhi edhe me rastin e Dakut, meqenëse negociatat ishin shumë të vështira, por fatëmirësisht rezultuan të suksesshme.

Nga sulmuesi shtatëlart presim qe të bëjë me te miren qe ai din, pra të tund rrjetat e kundërshtarëve. Na priftë e mbara Super Daku”.