“Mirupafshim mami”, Luizi ndan video me nënën e cila lë Shqipërinë

Luiz Ejlli është shumë aktiv në rrjetet sociale me postime të shumta rreth angazhimeve muzikore por edhe përditshmërisë së tij.
Në Instagram aty ku ndiqet nga një numër i madh fansash ditën e sotme ka publikuar një video prekëse me nënën e tij.
Nga mbishkrimi në video, duket se e ëma e artistit është duke ikur nga Shqipëria për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku jeton prej vitesh.“Mirupafshim mami”, ka shkruar Luizi në videon ku nëna e tij fillimisht shfaqet duke e ‘goditur’ dhe më pas e puth dhe e përqafon.