10:36 / E Enjte, 29 Korrik 2021 / AR

Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Ministria e Kulturës organizojnë konferencë mbi menaxhimin e trashëgimisë kulturore

Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizojnë konferencë njëditore me titullin “Planet e menaxhimit të trashëgimisë kulturore, mjet për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm e trashëgimisë kulturore”. Kjo konferencë do të mbledhë ekspertë të fushës së trashëgimisë kulturore, zyrtarë të komunave dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Konferenca është hap i mëtejmë në përpjekjet e përbashkëta të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Misionit të OSBE-së për përmirësimin e mbrojtjes, ruajtjes dhe promovimit të objekteve të trashëgimisë kulturore nëpërmjet planeve për menaxhim të trashëgimisë kulturore. Në suazat e këtyre përpjekjeve, Prishtina dhe Peja janë përzgjedhur si pilot komuna për hartimin e planeve për menaxhim të trashëgimisë kulturore. Diskutimet do të përqendrohen në standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare të menaxhimit të trashëgimisë kulturore, me synim identifikimin e pikëarritjeve konkrete për t’u përmbushur bashkërisht nga Ministria dhe Misioni i OSBE-së.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxhiri, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit e të Komunës së Prishtinës do t’i drejtohen konferencës me një fjalë përmbyllëse.

Ftohen mediat që të marrin pjesë në seancën përmbyllëse të konferencës të premten, më 30 korrik 2021, në Emerald Hotel në Prishtinë, me fillim në orën 13:00 h.