16:11 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Misioni në Kosovë- Ushtarët Italianë të angazhuar në mbështetje të integrimit të personave me nevoja të veçanta përmes sportit

Sot është mbajtur  në bazën e “Kamp Villaggio Italia”, edicioni ndërkombëtar i manifestimit “Folgore No Limits” ku ushtarët e Grupit Luftarak Shumëkombësh Perëndim (MNBG-W), me mbështetjen e Organizatës për Siguri Bashkëpunimi në Evropë (OSBE) dhe Organizata Joqeveritare lokale (OJQ) HandiKos, kanë organizuar një aktivitet në favor të miqve “No Limits” të Kosovës.

Ne ngjarjen që u mbajt për herë të parë në Kosovë, morën pjesë më shumë se 500 nxënës nga shkollat e komunave kryesore të zonës perëndimore të rajonit: Pejë, Gjakovë,, Istog,  Gllogjan, Klina dhe Deçan, pa dallime etnike dhe fetare.

Komandanti i MNBG-W, Kolonel Ettore Gagliardi theksoi rëndësinë e mbështetjes nevojave të vecanta duke shfrytëzuar vlerat pozitive të sportit për të promovuar integrimin e personave me nevoja të vecanta pa kufij dhe pengesa.

Fëmijët e Kosovës patën rastin të merrnin pjesë në sportet e ndryshme (volejboll, badminton, basketboll, futboll, pingpong) dhe, të shoqëruar nga parashutistët e  MNBG-W, morën pjesë në stands mbi parashutizmin dhe Trajnim mbi Funksionimin taktik, ndërsa më pas drekuan të gjithë së bashku.