16:19 / E Martë, 12 Shtator 2023 / MSH

Misterioze/ Në Maroko u shfaqen drita në qiell, pak çaste para tërmetit shkatërrues

Të premten e kaluar, Afrika Jugore u godit nga një tërmet shkatërrues i cili preku disa shtete, përfshirë dhe Marokun.

Të paktën 2862 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2500 të tjerë janë plagosur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Megjithatë, banorët kanë vënë re dika jo shumë të zakontë, pak minuta para se të ndodhte tërmeti.

Disa drita të vogla janë vënë re në qiell pak çaste para tragjedisë.

Njohësit e fushës thonë se një gjë e tillë nuk po ndodhë për herë të parë.

Sipas 20 minuten, një studim i vitit 2014 thotë se janë raportuar 65 raste të dritave të para pak minuta para se të ndodhin tërmete pikërisht në ato vende.

Se a janë këto drita “paralajmëruese” të tërmeteve, kjo është një gjë akoma e pazgjidhur për shkencëtarët.

Më poshtë pamje: