18:51 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

«Mistrija më e shpejtë në bllok» – garë interesante mes muratorëve

Mistrija më e shpejtë në Bllokun e Konkurrencës, kështu quhet gara e organizuar nga një Shoqatë e Muratorëve në Amerikë.

Vetëm ata muratorë që kanë aftësi, besim dhe guxim për t’u përballur me të mirat e industrisë, janë të ftuar për të garuar.

Ky është një konkurs i cili gjithashtu dëshmon se sa e rëndësishme është puna ekipore në arritjen e një produkti përfundimtar.

Konkursi i vë në lëvizje muratorët, të shoqëruar nga njerëzit e tyre të preferuar kundër njëri-tjetrit, në një shfaqje të shpejtësisë dhe zejtarisë.

Qëllimi i çdo pjesëmarrësi është që të përfundojë sa më shumë që të jetë e mundur në një mur me gjatësi prej 9 metra. /IndeksOnline/