10:03 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Mitrovicasi e rrah gruan, e bën për spital!

Raportohet se dje, në rrugën “Beteja e Koshares”, në Mitrovicë është arrestuar një person pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një revole me 34 fishek, një palë pranga dhe dy shufra.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Indeksonline/