11:52 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mjegulla, shkakton vonesa në Aeroportin e Prishtinës

Mjegulla e dendur që përfshiu Kosovën në mëngjesin e sotëm ka çrregulluar edhe orarin e fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Si pasojë e kushteve klimatike disa fluturime janë bërë me vonesa, ndërsa aeroplani i kompaninë “Chair” nga Zvicra, është detyruar që të zbrste udhëtarët në aeroportin e Shkupit.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e AN “Adem Jashari”, Valentina Gara e cila tha se tashmë gjendja është normalizuar dhe fluturimet e tjera do të realizohen sipas planit.

“Kompania CHAIR ka bërë zbritje në Shkup, ndërsa fluturimet e mëngjesit janë realizuar me disa vonesa të vogla për shkak të kushteve të kushteve atmosferike dhe mjegullës që ka mbizotëruar në aeroport. Të gjitha fluturimet do realizohen me kohë pasi gjendja është normalizuar dhe fluturimet do të realizohen sipas planit”, tha Gara nëpërmjet telefonit.