22:51 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Mjekësia ligjore deklarohet për gjetjen e organeve në Lepenc

Organet e brendshme që u gjetën sot në Lepenc, teksa po kërkohej trupi i policit Armend Trena, janë të shtazëve.

Lajmin e ka bërë të ditur për kallxo.com drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu.

“Me kërkesën e policisë sapo i ekzaminova organet e gjetura disa orë më parë. U vërtetua se organet e gjetura u përkasin shtazëve”, tha Gërxhaliu.

Për gjetjen e këtyre organeve tregoi pasdite zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt Agim Gashi.

Edhe Gashi tha se organet e gjetura mund t’u përkasin shtazëve, por deklaroi se për këtë do të deklarohet Instituti i Mjekësisë Ligjore.