Arsim Gërxhaliu riemërohet Drejtor në Institutin e Mjekësisë Ligjore
Arsim Gërxhaliu është ri-konfirmuar në pozitën e Drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës edhe për një mandat tjetër.
Vendimi për këtë emërim u mor sot nga Qeveria e Kosovës.
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, tha se në intervistë janë ftuar: Arsim Gërxhaliu, Musa Gashi e Naim Uka.