12:47 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mjetet teknologjike të dikurshme që kanë filluar të zhduken

Teknologjia po ndryshon çdo ditë, duke na bërë jetën më të lehtë. Mjetet që janë përdorur para 10 ose 15 viteve tashme po shkojnë drejt zhdukjes, transmeton Indeksonline.

Ja disa nga mjetet që janë pranë zhdukjes:

-Kasetat 

Dikur i përdornim për të dëgjuar muzikë në radio apo në veturat më të vjetra. Kurse tani ato po zhduken dhe po zëvendësohen nga CD.

-Disketat

Disketat përdoreshin në kompjuterë dikur por tani aot mund të themi se janë zhdukur dhe janë zëvendësuar nga USB-të.

-Telefonat me pagesë

Tashmë shohim rrallë telefona me pagesë. Telefonat mobilë i kanë zëvendësuar.

-Makina e shkrimit

Ndër pajisjet më revolucionare në histori makina e shkrimit nuk përdorët më. Krejt kjo si pasojë e kompjuterit dhe telefonave.

-Kalkulatorët

Që nga shpikja e telefonit, kalkulatorët janë duke u përdorur çdo ditë e më pak.

-Makina Faks

Në të kaluarën është përdorur shumë për të dërguar informacione për dikë larg por që nga paraqitja e emaileve, kjo makinë po e sheh fundin./Indeksonline/