Mkhitaryan magjik, Aubameyang fantastik – Arsenali shkatërron Evertonin
Arsenal ka shënuar fitore bindëse ndaj Everton në “Emirates Stadium” , me rezultat 5-0.
“Topçinjtë” me transferet e reja Mkhitaryan dhe Aubameyang duken shumë më të frikshëm dhe kjo më së miri u pa në ndeshjën e sontme.
Serinë e golave e hapi mesfushori Ramsey në minutën e 6-të pas një asistimi nga Mkhitaryan.
Tetë minuta më vonë, pas një asistimi nga Shkodran Mustafi, rezultatin e dyfishoi Laurent Koscielny.
Në minutën e 19 të takimit ishte përsëri uellsiani Ramsey i cili realizoi për 3-0.
Ndërkohë në minutën e 37-të erdhi edhe goli i debutimit nga Aubameyang pas një asistimi fantastik nga Mkhitaryan.
Ramsey kompletoi het-trikun e tij në minutën e 74-të, përsëri asistues Mkhitaryan.
Golin e vetëm për Everton e shënoi Calver-Leëin. /IndeksOnline/