13:39 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mkhitaryan nuk udhëton me Arsenalin në Azerbajxhan për një arsye të çuditshme

Henrikh Mkhitaryan nuk do të udhëtoj me Arsenalin në Azerbajxhan këtë javë për shkaqe sigurie.

Kjo nënkupton se armeni humb edhe finalen e Europa Leagues nëse Arsenal arrin të shkoj.

Mesfushori ka vendosur të mos luajë në ndeshjen e Europa League kundër Qarabag në Baku për shkak të konfliktit në vazhdim midis Azerbajxhanit dhe Armenisë .

Armenët dhe ­çdo qytetar armen e ka të ndaluar të hyjnë në Azerbajxhan me disa rregulla politike.

“Qytetarët e Republikës së Armenisë, si dhe qytetarët e çdo vendi tjetër, të cilët janë me prejardhje armene, e kanë të ndaluar hyrjen në Republikën e Azerbajxhanit”.

“Nëse pasaporta e një personi tregon ndonjë dëshmi të udhëtimit në Nagorno-Karabakh, duke përjashtuar një pasaportë diplomatike, atyre u ndalohet hyrja në Republikën e Azerbajxhanit”.

Uefa konfirmoi muajin e kaluar se 29-vjeçari nuk do të ketë asnjë lëshim të vizave, duke thënë:

“Është një procedurë standarde për UEFA-n që të dërgojë letra mbështetëse për Federatat, klubet apo ambasadat për të marrë viza për lojtarët në mënyrë që të jetë në gjendje të udhëtojë për në një vend tjetër dhe të luajë në ndeshjet e garave të UEFA-s”.

Kujtojmë se finalja e Europa Ligës do të mbahet në Baku dhe Mkhitaryan mund të mungoj nëse Arsenali arrin deri në atë fazë. /IndeksOnline/