07:10 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

MKRS dhe Komuna e Rahovecit nënshkruajnë memorandume bashkëpunimi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitoj sot Komunën e Rahovecit.

Kjo vizitë do të bëhet me qëllim të nënshkrimit të katër memorandumeve të bashkëpunimit mes Ministrisë në fjalë dhe Komunës së Rahovecit.

Bëhet fjalë për  “Ndërtimin e Palestrës Sportive në Komunën e Rahovecit”, “Ndërtimin e Stadiumit në Ratkoc”, “Ndërtimi i Palestrës Sportive në Krushë të Madhe – Komuna e Rahovecit” dhe “ Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Komunën e Rahovecit”.

Ngjarja pritet të ndodh me fillim nga ora 13:00./Indeksonline/