09:12 / E Premte, 12 Korrik 2019

MMPH shpenzon mbi 80 mijë euro për katër vetura

Mbi 80 mijë euro do t’i kushtojnë katër vetura zyrtare Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Kjo ministri që udhëhiqet nga Fatmir Matoshi ka nënshkruar kontratë për blerjen e katër veturave zyrtare për nevoja të Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit (AMMK), që vepron në kuadër të MMPH-së, transmeton Indeksonline.

Një njoftim mbi vendimin e autoritetit kontraktues, bëhet e ditur se Ministria ka shpërblyer me kontratë “Auto Mita” Sh. P.K, magjistralja Prishtinë-Shkup për blerjen e veturave.



Çmimi i kontratës në vlerë totale të ofertës është 81 mijë e 800 euro, transmeton Indeksonline.

Ky vendim është marrë me 5 korrik, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve ka qenë data 3 i këtij muaji.


Në njoftimin për kontratë për këtë tender është bërë e ditur lloji i veturave dhe garancioni.

Sipas kontratës, veturat që do të blihen janë Limuzinë, viti i prodhimit 2019 i ri. Pastaj një veturë operative e vogël, e vitit 2019, i ri dhe me garancion pesë vite.

Dhe dy veturat e tjera që do të blihen janë ‘Pick Up’ me ulëse.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë fiks 82 mijë euro, por qe operatori me çmimin me të ulët të ofruar 81,800,00 euro e ka fituar tenderin në fjalë./Indeksonline/