11:54 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mo Salah reagon pasi dështoi ta fitojë çmimin e më të mirit të vitit nga UEFA

Anësori i Liverpoolit, Mohamed Salah ka zbuluar se si ndihet pasi nuk e fitoi çmimin e më të mirit të vitit nga UEFA.

Salah kishte një kampanjë impresive sezonin e kaluar, duke drejtuar Liverpoolin drejt finales së Champions Leagues në Kievm, derisa shënoi 44 gola.

Ish-anëtari i Chelseat ka qenë i nominuar në listën e ngushtë prej tre lojtarëve përkrah Luka Modric dhe Cristiano Ronaldo.

Por, ishte kroati, ai i cili e fitoi çmimin në fjalë pas paraqitjeve impresive në Kupën e Botës si dhe në Champions League, transmeton IndeksOnline.

Salah ka folur me krenari pasi shkroi historinë duke u bërë egjiptiani i parë që nominohet për këtë çmim.

”Kur ju bëni diçka për herë të parë, askush nuk e ka bërë nga egjiptianët më parë, është diçka për të cilën duhet të jem krenar”.

”Ka rreth 100 milionë egjiptianë që më shohin mua si shembull. Kjo është diçka, për të cilën unë duhet të jem krenar”.

”Nganjëherë unë ndjej presion, por edhe më bën të punoj më shumë”, tha Salah./Indeksonline/

Mohamed Salah

Temat: