16:45 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Modelja me linja të plota pozon në bikini

Modelja e cila ka thyer të gjitha kufijtë e të qenurit një modele perfekte, Ashley Graham ka treguar linjat e plota në një fotosesion të ri.

Modelja është e njohur edhe për linjën e saj të suksesshme të bikineve, këtë herë ka postuar një imazh në rrjetin social Instagram , ku është shfaqur me plot vetëbesim për format e saj të kolme, e veshur vetëm në të brendshme me ngjyrë të zezë, modelja ka mahnitur edhe këtë herë ndjekësit e saj, shkruan Indeksonline.

Bukuroshja amerikane, fal linjave të saj ka pozuar për disa prej revistave më të njohura botërore si Vogue, Harper’s Bazaar, Glamour dhe Elle./Indeksonline/