Moderatorja shqiptare çmendi spanjollët
Faqja më e madhe e ultras-ve në “Facebook” ka publikuar ditën e sotme një foto të moderatores sportive Viola Spiro në stadiumin e Alikantes gjatë ndeshjes së djeshme Spanjë-Shqipëri.
Të shumtë kanë qënë komentuesit nga e gjithë bota, të cilët kanë mbetur të mahnitur nga bukuria e moderatores, që ditën e djeshme kishte udhëtuar drejt Spanjës për të te mbështetur djemtë kuqezi nga shkallët e stadiumit.
Pavarësisht shkëlqimit të Violës në tribunën VIP, kjo gjë nuk e ndihmoi Kombëtaren kuq e zi për të dalë me një rezultat pozitiv nga Alikante.