18:10 / E Hënë, 05 Prill 2021 / OSH

“Modriqi kosovar” që po dhuron spektakël në Maqedoninë e Veriut, lëvizja e mrekullueshme në ndeshjen e fundit

Njihet si “Modriqi kosovar”, 19 vjeçari, Arlind Shabani po shkëlqen për ekipin FC Struga.

Reprezentuesi i Kosovës, ka dhuruar spektakël në ndeshjen kundër Bellasicës, ku ekipi vetë shënoi fitore me rezultat 3:1, transmeton Indeksonline.

Në minutën e 77-të, Shabani bën një super lëvizje në mesfushë, ku lirohet për mrekulli nga kundërshtari.

Shabani ishte i ftuar për grupmoshat u21 të Kosovës në ekspeditën e muajit mars në Doha të Katarit.

Ai shihet si ardhmëria e mesfushës së Kosovës./Indeksonline/