23:30 / E Diele, 05 Prill 2020 / indeksADMonline

Moggi: Futbolli është në duar të atyre që nuk dinë të marrin përgjegjësi

Luciano Moggi, ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit dhe pjesë te Partizani për një vit në Shqipëri, ka folur në gazetën “Libero”.

Personi më i komentuar i “Calciopolit” ka thënë se futbolli aktualisht është në duar të atyre që nuk dinë të marrin përgjegjësi.

Nuk ju duket, miq lexues, që ka shumë konfuzion dhe shumë pak kokë që komandojnë? Ose e thënë më mirë, nuk ka asnjë që të marrë frerët në dorë? Problemi i këtij futbolli është që mungon një njeri që të marrë vendime të vërteta”.

Nuk është e lehtë, sigurisht, dhe e di mjaft mirë. Por, si drejtues, i kam marrë gjithmonë përgjegjësitë e mia në zgjedhjet që bëja. Sot askush nuk i merr”.

Moggi ishte drejtor i Juventusit, kur Zonja e Vjetër u dënua dhe ra në Serie B. /IndeksOnline/