16:24 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Mogherini në takim me qytetarët: Rrugëtimi për në BE është i gjatë dhe i vështirë

Delegacioni i BE-së, është duke zhvilluar takimin me qytetarë në Bibliotekën Kombëtare.

Me këtë rast, Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Ferderica Mogherini ka thënë se ka kënaqësinë të jetë në mesin e miqve.

“Qëllimi që të jemi këtu është se kjo pjesë e rajonit është pjesë e Evropës. Rrugëtimi është i gjatë dhe i vështirë, kosovarët e rinj e dinë që pritjet që i përshtaten Evropës janë në nivel të lartë. Shenjat nga lufta këtu ende janë të freskëta dhe kujtimet janë të fuqishme. Por shikuar në historinë evropiane mendoj që është koha të mendojmë se çka pason tutje ashtu siç themeluesit kishin menduar në kohën e themelimit të BE-së. Në këtë rajon perspektiva e zgjerimit kthehet tek ADN-ja, që është paqja dhe pajtimi”, ka thënë Mogherini, raporton Indeksonline.

Ajo gjithashtu ka shtuar se e di që është vështirë të punohet në identitet posaçërisht pas periudhës së luftës dhe në të gjitha pjesët e Evropës diskutohet se a jemi shembull Italian apo Evropian.

“Por e njëjta është e mundur edhe këtu në kuptimin që i takon Evropës dhe rajonit. Kjo kërkon guxim dhe fuqi.Paqja dhe pajtimi, pra mendoj se politikanët do të mundësojnë që të ndërmerren hapat e nevojshëm për të lëvizur drejt BE-së.”, ka përfunduar ajo./Indeksonline/