19:43 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Molliqaj: E dhimbshme, por jo e papritur – zyrtarizohet koalicioni PDK-VV

Deputeti i Paritsë Social Demokrate, Dardan Molliqaj ka deklaruar se Lëvizja “Vetëvendosje” ka ‘kurorëzuar’ edhe zyrtarisht bashkëpunimin e partinë e Kadri Veselit.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka thënë se koalicioni është bërë kundër të gjithë votuesve që e votuan Shpend Ahmetin me programin e tij qeverisës.

“Koalicion për të keqen e Prishtinës”, ka shkruar Molliqaj.

Postimi i plotë:

Sot, edhe zyrtarisht e publikisht, nisi bashkëpunimi/koalicioni PDK-VETËVENDOSJE! në Prishtinë.

Koalicion ky kundër të gjithë votuesve që e votuan Shpend Ahmetin me programin e tij qeverisës. Koalicion për të keqen e Prishtinës.

E dhimbshme, por jo e papritshme. Por, qytetarët e Prishtinës do ta vlerësojnë punën e mirë të kryetarit Shpend Ahmeti dhe do t’i ndëshkojnë me votë ata që tentojnë ta bllokojnë zhvillimin e Prishtinës ashtu siç e ndëshkuan PDK-në në zgjedhjet e fundit.

Në këtë foto janë asambleistët e VV, PDK dhe LDK duke iu gëzuar bashkimit kundër Shpend Ahmetit.